Address: Bulevardi i Ri, Tiranë, AL.

Maskerina Idealign

RASTET QË TRAJTOHEN

Maskerinat transparente Idealign janë një zgjidhje moderne dhe efektive për drejtimin e dhëmbëve, duke ofruar një alternative diskrete ndaj aparateve tradicionale.
Ato trajtojnë një sërë problemesh ortodontike, duke përmirësuar funksionalitetin dhe estetikën e buzëqeshjes tuaj.

PROBLEMET ME KAFSHIMIN

(Overbite, Underbite, Crossbite, Open Bite)

Maskerinat transparente ndihmojnë në korrigjimin gradual të kafshimit duke zhvendosur
dhëmbët në pozicionin e duhur për një funksionalitet optimal dhe një buzëqeshje të balancuar.

idealign-rastet-overbite-01 (1)

Mbikafshim
Dhëmbët e sipërm mbulojnë shumë ata të poshtëm, duke shkaktuar konsum të dhëmbëve të përparmë dhe dhimbje të nofullës.

idealign-rastet-underbite-02 (1)

Nënkafshim
Dhëmbët e poshtëm janë më
përpara se ata të sipërm, duke
shkaktuar vështirësi në të folur
dhe përtypje.

idealign-rastet-crossbite-03 (1)

Disa dhëmbë të sipërm
mbivendosen brenda dhëmbëve
të poshtëm, duke rritur rrezikun
për konsum të dhëmbëve dhe
probleme të mishrave.

idealign-rastet-openbite-04 (1)

Kafshim i Hapur
Kur dhëmbët e përparmë nuk
takohen kur mbyllni gojën, duke
krijuar vështirësi në të folur dhe
përtypje.

Shtrembërimi i dhëmbëve
(Crowding)

idealign - rastet- crowding (1)

Në këtë rast dhëmbët janë shumë afër njëri-tjetrit ose të mbivendosur, duke krijuar vështirësi në pastrim. Rrit rrezikun e prishjeve dhe sëmundjeve të mishrave.

Zgjidhja:
Maskerinat i zhvendosin dhëmbët gradualisht, duke krijuar hapësirën e nevojshme për një vendosje të rregullt dhe përmirësuar higjienën orale.

Hapësira mes dhëmbëve
(Diastema)

idealign - rastet- diastema (1)

Distanca e madhe midis dhëmbëve mund të ndikojë në estetikën e buzëqeshjes dhe të shkaktojë probleme me përtypjen.

Zgjidhja:
Maskerinat i afrojnë dhëmbët në mënyrë progresive, duke mbyllur hapësirat dhe krijuar një harmoni të natyrshme mes tyre.

POST-TRAJTIMEVE
të mëparshme

idealign - rastet- pas-trajtimeve (1)

Dhëmbët mund të kthehen në pozicionet e tyre të mëparshme pas një trajtimi ortodontik nëse nuk është përdorur një pajisje mbajtëse (retainer).

Zgjidhja:
Maskerinat ndihmojnë në rikthimin e dhëmbëve në pozicionin e duhur pa nevojën e trajtimeve më të gjata dhe më të ndërlikuara.

idealign-rastet-banner (1)

Përmirësim pa Kompromis

Me Idealign, mund të arrini rezultatin që dëshironi, duke përmirësuar buzëqeshjen tuaj pa pasur nevojë për aparat ortodontik të dukshëm ose të dëmshëm.

Komoditet Maksimal

Përshtaten në mënyrë të përsosur me dhëmbët tuaj, duke ofruar një përvojë të rehatshme pa asnjë irritim. Përdorimi i tyre është i lehtë dhe pa dhimbje.

Të Padukshme

Maskerinat Idealign janë të prodhuara me material transparent, duke e bërë te pamundur për të tjerët të vërejnë që po i përdorni. Do të korrigjoni buzëqeshjen tuaj në mënyrë diskrete dhe natyrale.

Rezultate të Shkëlqyera

Maskerinat Idealign janë të krijuara për të ofruar rezultate të shpejta, duke siguruar një buzëqeshje të përsosur pa pasur nevojë për shërbime të tjera të dukshme ose të ndërlikuara.

Praktike

Mund të hiqen dhe të vendosen lehtësisht, duke e bërë më të lehtë për t’i pasur në përditshmërinë tuaj. Mund të hiqni maskerinat gjatë ngrënies dhe pastrimit të dhëmbëve.

Shërbim i Personalizuar

Çdo set i maskerinave është i krijuar sipas nevojave tuaja të veçanta, duke siguruar që të merrni trajtimin qe ju përshtatet më së miri. Ofrojnë mundësi për korrigjimin e dhëmbëve për çdo moshë.

AVANTAZHET
pse duhet të zgjedhim Idealign

Në laboratorin Kacdedja, ne e dimë se një buzëqeshje e bukur është thelbësore për vetëbesimin dhe mirëqenien tuaj. Kjo është arsyeja pse kemi sjellë maskerinat transparente Idealign, të cilat ju ndihmojnë të arrini buzëqeshjen që gjithmonë keni dëshiruar, pa kompromise në rehatinë tuaj.