“Kacdedja Dental Group” me qendër në Tiranë është themeluar në vitin 2010. Ne jemi një laborator dentar që përdor teknologjinë e fundit për të ofruar restaurimet e dhëmbëve. Tek ne do të gjeni materiale cilësore dhe pajisje teknologjike që do t’ju sigurojnë dhëmbë të bardhë për buzëqeshje rrezatuese.
Kacdedja Dental Group përdor aparatura moderne për ofrimin e shërbimeve të ndryshme në fushën e protetikës fikse. Ofrojmë restaurime dhëmbësh si kurora dhe ura zirkoni, kurora dhe ura metali, dizenjimin e abutmentave, krijimin e fasetave dentare (veneers) etj. Ne ofrojmë shërbimet tona jo vetëm në Tiranë, por marrim porosi nga e gjithë Shqipëria. Të gjitha materialet dhe aparaturat përdoren me një saktësi të lartë në mënyrë dixhitale duke garantuar cilësi, efikasitet dhe shërbim maksimal për secilin prej jush. Aparaturat e teknologjisë së fundit si Laserprint, CAD CAM System ofrojnë restaurim perfekt të dhëmbëve, nga ana estetike dhe mbi të gjitha nga ana funksionale.