BUZËQESHJA IDEALE ME IDEALIGN

Transformo buzëqeshjen tënde! Teknologjia më e avancuar e rregullimit të dhëmbëve nga #Idealign është krijuar posaçërisht për zhvendosjen me saktësi të dhëmbëve, pa dhimbje dhe një teksturë pothuaj të padukshme

Përse Idealign?

Teknologji e avancuar e padukshme!

Maskerinat Idealign në ndryshim nga të gjithë metodat apo trajtimet e drejtimit të dhëmbëve, janë pothuajse të padukshme.

Linjë perfekte të dhëmbëve në vetëm pak kohë!

Përbërja dhe realizimi i maskerinave Idealign kërkon trajtim më të shkurtër në kohë. Proçedura është e thjeshtë dhe nevojitet vetëm rregullsi në ndërrimin e tyre

Praktike: Të lëvizshme dhe të rehatshme!

Falë fleksibilitetit të maskerinave që hiqen, larja dhe pastrimi janë shumë të thjeshta. Ju nuk do të ndjeni nevojë të shmangni ngrënien e ushqimeve. Trajtimi Idealign shmang irritimin e mishrave të dhëmbëve dhe faqeve, duke mos krijuar probleme shëndetësore në gojën tuaj

Nuk pengon në jetën apo aktivitetet e përditshme

Trajtimi Idealign është dizenjuar posacërisht për t’u bërë pjesë e rutinës tuaj, pa e ndryshuar atë

Plani i Trajtimit:

Çdo plan trajtimi Idealign krijohet duke i’u përshtatur çdo buzëqeshjeje individuale, duke siguruar lëvizje preçize dhe efikase të dhëmbëve. Fillimisht ju do të merrni aprovimin nga dentisti përkatës në jeni i përshtatshëm për trajtimin. Për të përcaktuar përshtatshmërinë ju do të kryeni:

  • Fotografi të dhëmbëve.
  • Skanime Dixhitale.
  • Masë dentare me silikon.

Në bazë të këtyre të dhënave ne krijojmë një plan hartimi 3D për të parë rezultatin final.

Përdorimi:

Maskerinat duhet t’i mbani gjatë gjithës kohës, me përjashtim të vakteve të ngrënies.

Për një rezultat të mirë dhe sa më të shpejtë, maskerinat duhen mbajtur 20-22 orë në ditë.

Çdo set maskerine mbahet dhe ndërrohet çdo 2 javë. Sa herë që ndërroni setet, mos u shqetësoni për presionin e lehtë që do të ndjeni në dhëmbët tuaj pasi është një proçes normal. Mjafton të bëni durim!

Mbani pastër maskerinat, duke i larë çdo natë natë me furçë dhe ujë të ftohtë.

Para se të vendosni maskerinat, furçoni dhe pastroni me fill dentar dhëmbët.

Në varësi të rastit, ju duhet të paraqiteni tek dentisti përkatës në datat e caktuara

Maskerinat Idealign janë të prodhuara me material cilësor dhe rezistent. Trashësia e tyre varion prej xmm, duke krijuar raportin e duhur të rezultatit të saktë dhe ndjenjës komode në gojën tuaj.

Idealign krijon buzëqeshje ideale për ju!